Angellovski: Të gjithë me padurim po presim ndeshjen me Austrinë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski në konferencën zyrtare ka folur për ndeshjen debutuese që e pret Maqedoninë në Kampionatin Europian. “Verdhekuqtë” sot përballen me Austrinë në ndeshjen e parë të grupit “C”, aty ku në terminin e mbrëmjes do të luhet edhe dueli midis Holandës dhe Ukrainës.

“Duhet të jemi krenar, por duhet edhe të besojmë se mundemi edhe më shumë. Kjo histori filloi kur para gjashtë viteve shkova tek Goran Pandev në Xhenova. Ndoshta jemi autsajder në këtë kampionat, por nuk na pengon ky rol. Përkundrazi, na sjell më shumë motiv. Jemi përgatitur mirë dhe të gjithë futbollistët me padurim e presin ndeshjen me Austrinë” – u shpreh seleksionuesi i përfaqësueses së vendit tonë, Igor Angellovski.

Ndeshja Maqedoni – Ausri do të luhet në Bukuresht me fillim në ora 18:00, ndërsa rolin e arbitrit kryesor do ta luaj arbitri suedez, Ekberg.

Leave a Reply