Nuk shënoi në portën e boshatisur kundër Spanjës, sulmuesi suedez kërcënohet me jetë!

Sulmuesi i kombëtares së Suedisë, Markus Berg, humbi një rast të artë me portën e boshatisur në ndeshjen kundër Spanjës, ndërsa si duket një gjë të tillë nuk i’a kanë falur tifozët.

Ata kanë nisur që ta ofendojnë dhe ta kërcënojnë me jetë nëpër rrjetet sociale.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga lojtarët dhe nga disa ish-lojtarë si Grankvsit, i cili ka postuar një foto me të duke kërkuar mbështetje dhe respekt nga ana e tifozëve.

Kujtojmë se Spanjë-Suedi u mbyll pa gola, në një ndeshje ku rastet për shënim ishin të shumta, sidomos në anën e “iberikëve”.

Leave a Reply