Zaharievski: I kemi analizuar mirë, shpresoj të kalojmë në raundin tjetër

Trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski dhe kapiteni Flamur Tairi kanë dalë para mediave letoneze, ku kanë folur rreth ndeshjes debutuese në “Europe Conference League” kundër FC Liepaja nga Letonia. Trajneri i ekipit strugan tha se kanë marrë informacione të mjaftueshme për kundërshtarin e tyre, të cilin shpresojnë ta eliminojnë dhe të kalojnë në raundin tjetër.

“Kemi shumë informacione rreth tyre, për stilin dhe mënyrën e lojës, edhe me trajnerin e vjetër dhe tani me trajnerin e ri, i kemi shikuar dhe i kemi analizuar. Bëhet fjalë për një skuadër cilësore që kanë ndoshta një epërsi të vogël ndaj nesh, është që janë në sezonin garues, mirëpo megjithatë neve nga ndeshjet kontrolluese që i zhvilluam dhe nga sezoni i kaluar mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe do shkojmë për dy luftim, ku shpresojë ta kalojmë ekipin e FC Liepaja. Ne jemi një skuadër të re, kemi mundësinë që të rritemi ende, ndaj do thoja se në këtë dy luftim do të doja dhe shpresoj se neve do shkojmë më tej” – u shpreh trajneri Srgjan Zaharievski para mediave letoneze.

Ndeshja midis FC Liepaja dhe Struga Trim Lum starton në ora 16:00 sipas kohës sonë lokale, 17:00 sipas kohës në Letoni. (infOSport.mk)

Leave a Reply