Kumbulla shënon në fitoren e Romës (VIDEO)

Roma ka siguruar fitoren e dytë në ndeshjet kontrolluese, që kjo skuadër po i zhvillon në prag të sezonit të ri. Skuadra e Murinjos së fundmi u përball me ekipin e Serie B, Ternana, në të cilën ndeshje shënoi fitore 2:0.

Njërin prej golave në këtë ndeshje e realizoi reprezentuesi shqiptarë, Marash Kumbulla, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi me kokë pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit.

Ndryshe shifrat që në pjesën e parë i kishte zhbllokuar, Karles Perez. Vlen të theksohet se gjatë pjesës së dytë te Roma në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, të cilit iu dhurua menjëherë shiriti i kapitenit në momentin që zbriti në fushë, duke u rikthyer pas 184 ditësh të mbajë në krah shiritin që ia kishte hequr ish trajneri, Fonseka.

Leave a Reply