Talenti shqiptarë paraqitet me Dortmundin në miqësore, Kosova dhe Shqipëria shpresojnë!

Albin Thaqi është mbrojtësi i talentuar shqiptar që ka luajtur dy ndeshje miqësore me Borusia Dortmundin deri më tani. 19-vjeçari nga Kosova ka luajtur për dy sezone me skuadrën e dytë gjermane, ndërsa gjatë kësaj faze përgatitore është thërritur nga trajneri Marco Rose në skuadrën e parë.

Dortmund ka luajtur deri më tani dy ndeshje miqësore ndaj Giessen dhe Bochum, ndërsa ka patur minuta në fushë edhe për mbrojtësin shqiptar.

Thaqi shihet si një lojtar tepër i talentuar dhe në të kaluarën ka luajtur me moshat e Gjermanisë, ndërsa ndiqet me kujdes nga Kosova dhe Shqipëria për të patur në Kombëtare në ardhmen.

19-vjeçari mund të ketë më shumë minuta këtë sezon dhe mund të bëjë debutimin në Bundesligën gjermane.

Leave a Reply