E bujshme, Andrea Pirlo zëvendëson Kumanin te Barcelona!

Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo duket se nuk do të qëndroj për shumë gjatë jashtë fushave. Pirlo u shkarkua nga Juventusi në qershor pas rezultateve të dobëta si trajner i “Biankonerëve”.

E përditshmja katalunase “Sport”, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Andrea Pirlo mund të marrë drejtimin e Barcelonës.

Kjo e fundit të martën mbrëma u turpërua sërish nga Bajerni i Munihut në Ligën e Kampionëve, ndaj dhe presidenti Joan Laporta është duke menduar për shkarkimin e Ronald Kuman.

Katalunasit janë në kërkim të një trajneri dhe i preferuari i Laportas, Çavi nuk është shprehur ende i gatshëm për tu ulur në stolin e Barcelonës.

Kjo ka bërë që Laporta të kthejë vëmendjen kah Pirlo, pasiqë beson se filozofia e italianit përshtatet me stilin e lojës që luan Barcelona.

“Sport”, shkruan se Andrea Pirlo për momentin është favoriti kryesor për tu ulur në stolin e Barcelonës.

Leave a Reply