Asgjë nga rinovimi me Kessie, Milani ka gjetur zëvendësuesin e tij!

Rinovimi i kontratës me Frank Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.

Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me “Rossonerët” në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.

Kessie sipas të gjitha gjasave do ta vazhdoj karrierën te PSZh-ja, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Milani tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime, “Todo Fichajes”, Milan ka piketuar mesfushorin e Palmerias, Danilo.

Maldini dhe Massara besojnë se 20-vjeçari është zëvendësuesi i duhur dhe do të tentojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit.

Për kartonin e Danilos, Milan do të paguaj 12 milionë euro.

Leave a Reply