Lazio po tenton transferimin e sulmuesit shqiptarë, Armando Broja

Lazio po shqyrton seriozisht transferimin e 24-vjeçarit Armando Broja, në kërkim të një sulmuesi të ri për trajnerin e tyre të ardhshëm, Gennaro Gattuso.

Sulmuesi shqiptar aktualisht është pjesë e Burnley, që së fundmi humbi statusin e skuadrës elitare në Angli. Dëshira e tij është që të largohet nga Burnley, ashtu që i njëjti është në kërkim të një transferimi të ri.

Vlerësimi i klubit anglez është afërsisht 12 milionë euro, dhe një marrëveshje e mundshme mund të jetë një huazim me një opsion blerjeje të vendosur rreth të njëjtës shifër, e cila konsiderohet si opsioni më i realizueshëm për Lazion.

Broja, i cili u bashkua me Burnley-n në gusht të vitit 2025, për gjatë sezonit 2025/26 regjistroi një gol dhe një asist në 24 paraqitje në Premier League.

Broja ka 35 ndeshje dhe 6 gola me Shqipërinë, ndërsa i njëjti me Burnely është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2030.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg është 8.00 milionë euro.

Ndryshe, vlen të theksohet se përveç Lazios, interes për shërbimet e Brojës kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera italiane, Udinese dhe Parma.

Leave a Reply