Arijan Ademi pa dyshim se është një emër i madh për futbollin ballkanas dhe më gjërë. I njëjti për vite të tëra ka luajtur me gjigandët kroat të Dinamo Zagreb, ku edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës hungareze të Ujpesht FC.
Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ademi nuk e ka ndërmend të vazhdoj me ekipin hungarez, ndërsa kjo ka bërë që të aktivizohen drejtuesit e Shkëndijës, që dëshirojnë të shfrytëzojnë rastin dhe të transferojnë atë në Tetovë, e që pa dyshim se do të ishte një ndër transferimet më të bujshme të merkatos që ende nuk ka filluar zyrtarisht.
Ademi, ka një bagazh të pasur futbollistik, teksa i njëjti numëron plotë 21 tituj në karrierë, që të gjithë me Dinamo Zagrebin. 13 tituj kampion, 5 trofe të Kupës dhe 5 të SuperKupës së Kroacisë, e bëjnë atë një ndër lojtarët më të trofeshëm që mund ti bashkohet Shkëndijës, që dëshiron të rikthejë titullin kampion në Tetovë.
Ademi gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe në Kinë, kur për 6 muaj kishte veshur fanellën e BJ Guoan, derisa gjithashtu kishte qenë një ndër shtyllat e mesfushës te përfaqësuesja e Maqedonisë, për të cilën numëron 33 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.
Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat, mirëpo një transferim i Arijan Ademit, jo që do të përforconte vetëm Shkëndijën, por në përgjithësi edhe kampionatin elitar të vendit tonë. (infOSport.mk)
