Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë në konkurrencë të femrave, pasditen e kësaj të enjteje zhvilloi stërvitjen e fundit dhe zyrtare në prag të ndeshjes së sotme ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.
Nën drejtimin e trajnerit Aleksandar Andov dhe stafit teknik, skuadra “verdhekuqe” zbriti në fushë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja gjatë ditës së sotme.
Për shkak kartonëve, në ndeshjen kundër Andorrës nuk do të mund të paraqiten futbollistet, so Aleksandra Markovska, Hava Mustafa, Elena Paneska si dhe Bojana Petkova, mdërsa gjithashtu në disponim të trajnerit Andov për këtë ndeshje nuk do të jenë edhe Mila Paneva, Iva Jovanovska dhe Vedrana Komnenova.
Ndeshja midis Andorrës dhe Maqedonisë në konkurrencë të femrave do të zhvillohet sot në La Vela me fillim në ora 19:30, ndërsa katër ditë më vonë vashat e përzgjedhura “verdhekuq” në Manastir do të mirëpresin Azerbejxhanin.
Për këtë ndeshje, trajneri Andov do të ketë në disponim pjesën më të madhe të futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje në kuadër të Ligës C-grupit 3, aty ku Maqedonia pas 4 xhirove renditet në pozitën e tretë me vetëm një fitore dhe 3 disfata. (infOSport.mk)
Futbollistet e ftuara nga ana e trajnerit Aleksandar Andov:
PORTIERE:
Evgenija Velanovska(FK Skopje)
Viktorija Pançuruva( KFF Tiverija- Brera)
REPARTI MBROJTËS:
Slagjana Gjeorgjieva(KFF Tiverija -Brera)
Dançe Karpuzovska(KFF Tiverija-Brera)
Pavlinka Nikolovska (KFF Tiverija- Brera)
Kanita Emini (KFF Istatov)
Nastasija Nakova (KFF Ljuboteni)
Katerina Petkova (KFF Spartak Subotica)
Ana Marija Cvetkovska (ËFC Langhus – Norvegji)
Lora Sulejmani (RC Saint Denis – Francë)
REPARTI I MESFUSHËS:
Teona Galabovska (KFF Tiverija‑Brera)
Kalina Popeski (KFF Crvena Zvezda – Serbi)
Eva Velickovska (KFF Ljuboten)
Melani Cvetkoviq (KFF Cyrih – Zvicër)
Mihaela Dodevska (KFF Shkupi 2014)
Andrea Kolovska (KFF Istatov)
REPARTI SULMUES:
Jovana Pavlovska (KFF As United)
Melania Grozdanova (KFF Ljuboten)
Ilza Maksuti (KFF Ljuboten)

