Penaltitë të kobshme për ekipin U19 të FC Shkupit! AP Brera pas titullit kampion fiton edhe trofeun e Kupës

Penaltitë rezultuan të jenë të kobshme për ekipin U19 të FC Shkupit, që humbi finalen e Kupës përballë AP Brera nga Strumica, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2, ndërsa gjithçka kishte nisur mirë për të besuarit e trajnerit Alisa Vishi, që kishin avansuan vetëm pas dy minutave lojë. Penaltinë e akorduar nga arbitri kryesor, Sudejs Çajani, e kurorëzoi me gol, duke kaluar në epërsi FC Shkupin.

Pasoi një lojë me shumë taktizime nga të dyja skuadrat, me AP Brera, që me çdo kusht kërkonte golin e barazimit, që e gjeti vetëm 5 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Matej Stojmenov.

Kështu, në pushim FC Shkupi dhe AP Brera shkuan me nga një gol të shënuar, derisa inciativa në fillimin e pjesës së dytë rezultoi me golin e dytë të futbollistëve të rinj të AP Brera, që erdhi në minutën e 75-të, me autorë Mario Mitrev.

Megjithatë festa e futbollistëve nga Strumica zgjati vetëm 3 minuta, pasi Nejazi Nuhija arriti që të mposhtë portierin Aleksandar Trajkov dhe të barazojë shifrat në 2:2.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim të rezultatit, ashtu që penaltitë duheshe të vendosin ekipin fitues.

Fillimi i serisë së penaltive kaloi nën shenjën e të dy portierëve, Aleksandar Trajkov dhe Sefer Musliu, që arritën të ndalin nga dy penalti, derisa në serinë vendimtare, Trajkov i AP Brera arriti që të ndalë penaltinë e ekzekutuar nga autori i golit të dytë, Nuhija, që më pas Bojan Velkov të mposhtë Musliun dhe ti siguroj trofeun e Kupës skuadrës nga Strumica.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për AP Brera, që pas titullit kampion arriti të fitoj edhe trofeun e Kupës, të cilin ua ndau numri 1 i futbollit vendor, Masar Omeragiç. (infOSport.mk)

Leave a Reply