Maqedonia U20 mposhtet nga SHBA

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-20 u mposht me rezultantin 2:0 nga kombëtarja e SHBA-ve, në miqësoren e zhvilluar në Bullgari.

Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski zhvilluan ndeshje cilësore dhe të dobishme kundër një kundërshtari të fortë. Ishte një ndeshje që shërbeu si një provë e mirë dhe një mundësi për ekipin për t’u përmirësuar më tej.

Të besuarit e trajnerit Tanevski, në pjesën më të madhe të ndeshjes ishin një kundërshtarë i denjtë i ekipit amerikan, që golat i realizoi në fund të dy pjesëve.

Në anën tjetër, Maqedonia U-20 krijoi disa raste të mira për shënim, mirëpo Dimitar Danev, Admir Latifi dhe Salim Arifi, në fund i shpërdoruan të njëjtat, duke mos mundur të shënojnë në rrjetën e moshatarëve të tyre të SHBA-së.

Ndeshjen si titullarë kundër SHBA-ve, e nisën: Vasil Tashovski, Zlatko Radeski, Andrej Velkov, Adis Murati, Luka Atanasovski, Dimitar Danev, Emir Shabotiq, Salim Arifi, Teo Sandev, Admir Latifi dhe Daniel Dikovski.

Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe: Stefan Jovanoski, Andrej Murxheski, Fidan Sherifi, Dimitar Martinovski, Viktor Delov, Gabriel Krstevski, Andrej Stojanovski, Mirza Hasiç, Ivan Shiriç, Gjoko Spasov, Luka Bojaxhiev dhe Shaban Memeti.

Leave a Reply