Naser Aliji e mbylli me Dinamo City, mirëpo mbetet në Shqipëri!

Naser Aliji është një futbollistë i lirë në treg. Futbollistit kumanovar i ka përfunduar kontrata me Dinamo Cityn, mirëpo me shumë gjasa i njëjti sërish do të mbetet pjesë e kampionatit shqiptarë.

Informacionet nga Shqipëria thonë se për shërbimet e Alijit interes serioz ka shfaqur skuadra kampione e Egnatias, që dëshiron të përfitoj nga rasti dhe të lidh kontratë që tani me një ndër futbollistët më të mirë të mbrojtjes në krahun e majtë.

Aliji pjesë e Dinamo City është që nga shtatori i vitit 2024.

Ai u adaptua shumë shpejtë në Superligën shqiptare, aty ku numëron plotë 50 ndeshje, ndërsa me Dinamon e Ilir Dajës, gjithsej ka zhvilluar 72 ndeshje, më shumë se me çdo skuadër tjetër gjatë karrierës së tij.

Kumanovari 32-vjeçar në përgjithësi ka bërë karrierë ndërkombëtare, teksa i njëjti si pjesë e Kombëtares shqiptare numëron 18 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply