Liga e Kampionëve, ShkëndijaU19 do të luaj kundër Hajdukut

Shpresat e Shkëndijës, kampionë të Maqedonisë së Veriut në kategorinë U19, sot mësuan kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, UEFA Youth League.

Shorti në Nyon vendosi që shpresat e Shkëndijës të luajnë kundër kampionëve të Kroacisë, skuadrës së Hajdukut nga Spliti.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si vendas më 30 shtator, ndërkohë ajo e kthimit në program do të jetë me 20 tetor në Split të Kroacisë.

Leave a Reply