Endri Çekiçi shtang Trabzonsporin me dy gola! Konjaspor merr një barazim të madh ndaj favoritit

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, doli të jetë protagonistë kryesor në takimin e javës së 6-të në Superligën turke përballë Trabzonsporit, duke shënuar dy gola në barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse mysafirët ishin favoritë absolut, sot ata hasën tek i disponuari për lojë, Çekiçi, që shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë.

Golin e tij të parë të takimit, shqiptari e realizoi në minutën e 20-të, kur barazoi përkohësisht shifrat në 1:1, pas atij goli të Cornelius që në minutën e parë.

Mysafirët nga Trabzoni pas këtij goli, në minutën e 8-të morrën një goditje të madhe, pasi mbetën me 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimit me të kuq të brazilianit, Viktor Hugo.

Kjo ju dha krahë futbollistëve vendas, e në veçanti Endri Çekiçit, i cili në minutën e parë të pjesës së dytë, gjeti edhe golin e dytë personal, duke kaluar për herë të parë në avantazh Konjasporin.

Megjithatë deri në fund të takimit, Trabzonspori falë autogolit të Hazhiahmetoviç, barazoi rezultatin, duke marrë një pikë shumë të vlefshme nga kjo transfertë e vështirë.

Me këtë barazim, Trabzosnpori ndanë pozitën e parë me Beshiktashin, që të dyja skuadrat kanë nga 14 pikë, derisa Konjaspori, për të cilën skuadër titullar edhe sot luajtën Sokol, Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, me 12 pikë të tubuara mban pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply