Përfaqësuesja e Kosovës përfiton edhe një super lojtar!

Toni Domgjoni edhe zyrtarisht ka pranuar ftesën e përfaqësueses së Kosovës. 23 vjeçari tashmë po pret dokumentacionin e FIFA-s, që edhe zyrtarisht ti bashkohet ekipit “dardan”.

Kush është Toni Domgjoni?

Domgjoni, 23 vjeçari Domgjoni ka lindur në Koprivnica të Kroacisë por me prejardhje është nga fshati Bishtazhin i Komunës së Gjakovës. Toni karrierën e filloi te Slaven Belupo në Kroaci, që në vitin 2009 të transferohet në Zvicër te skuadra e Cyrih. Te kjo skuadër qëndroi deri verën e vitit 2021, ndërsa aktualisht luan në Holandë me ekipin e Vitesse.

Mesfushori Domgjoni ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, përfshirë këtu edhe atë U21, teksa vlera e tij në merkato është afro 2 milionë euro.

Leave a Reply