LK, Belgjika apo Franca do luaj në finalen e madhe ndaj Spanjës

Sonte në program është gjysmëfinaja e dytë e Ligës së Kombeve, ku mejdanin do të ndajnë Belgjika dhe Franca.

Të dyja kombëtaret janë të kompletuara dhe dëshirojnë ta marrin në shtëpi troufeun e këtij kompeticioni. Pritet të jetë ky një duel i luftuar deri në fund duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja Kombëtaret.

Fituesi i këtij dueli në finalen e madhe do të përballet me Spanjën në sfidën që do të luhet të dielën.

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia.

Leave a Reply