Enis Bardhi bëhet me trajner të ri

Havier Pereira do të jetë trajneri i ri i Levantes dhe Enis Bardhit. Spanjolli 55-vjeçar me ekipin nga Valencia ka nënshkruar deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por gjithnjë nëse arrinë të mbajë Levanten në elitën e futbollit spanjoll.

Pereira do të zëvendësojë Pako Lopez, ndërsa vlen të përmendet se i njëjti edhe edhe më parë kishte kryqëzuar rrugët me Levanten, duke qenë pjesë e stafit të Huan Ignacio Martinez (2011-2013), kur Levante ishte kualifikuar në Liga Europa.

Pereira së fundmi kishte drejtuar skuadrën e Henan Songshan në Kinë, ndërsa në të kalluarën kishte luajtur rolin e ndihmëstrajnerit tek Alaves, Cartagena, Real Valladolid, Watford, Fulham, Maccabi Tel Aviv dhe CQ Dandgdai.

Leave a Reply