Dikur shënonte për Shkupin, tashmë për Skopjen (VIDEO)

Alen Jasharoski sot ishte figura qendrore në takimin e zhvilluar në lagjen e  Auokomandës. Sulmuesi shkupjan realizoi dy gola në fitoren 2:1 të Skopjes përballë Tikveshit, duke i siguruar 3 pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij për herë të dytë këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

Jasharoski kishte qenë vendimtarë edhe në fitoren 1:0 ndaj Pelisterit në kuadër të javës së katërt, kur pikërisht goli i tij i kishte dhënë 3 pikët skuadrës së Skopjes, që pas 11 xhirove renditet në pozitën e 8-të me 15 pikë.

Ndryshe për Jasharoskin ishte ky goli i tretë këtë edicion në 11 ndeshje të zhvilluara. Kujtojmë Jasharoski vite më parë kishte luajtur edhe për FC Shkupin, skuadërn tjetër shkupjane, që mban emrin e kryeqendrës sonë në shqip.

Jasharoski me FC Shkupin kishte luajtur në sezonin 2017/2018, kur në 35 ndeshje kishte regjistruar 13 gola dhe 5 asistime.

Pikërisht paraqitjet e mira me fanellën e skuadrës nga Çairi bënë që Jasharoski verën e vitit 2018-të të transferohet te skuadra shumë herë kampione e Kosovës, Prishtina, mirëpo duke mos lënë gjurmë, për tu rikthyer sërish në futbollin vendor, aty ku para se ti bashkohej Skopjes këtë verë, luante me Makedonija GJ.P dhe Renovën. (infOSport.mk)

Leave a Reply