Alban Beqiri rrëfen emocionet e ngritjes së flamurit shqiptar në Beograd

Boksieri shqiptar Alban Beqiri realizoi një kampionat Botëror për t’u mbajtur mend teksa në Beograd të Serbisë ia doli të shkonte deri në fazën gjysmëfinale, duke prekur në fund medaljen e bronztë për peshën deri në 71 kg.

Një arritje për boksin shqiptar që për herë të parë arrinte në të tilla nivele duke dalë me medalje nga një kampionat Botëror. Ndërkaq, ditën e sotme, Beqiri është pritur nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, teksa boksieri thekson se me më shumë mbështetje në të ardhmen mund të bëjë edhe më mirë.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar mes Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses. Me pak mbështetje dhe pak suport mund të kemi dhe arritje shumë më të mëdha”, u shpreh Beqiri.

Leave a Reply