Lajm i keq për Elmas dhe Maqedoninë!

Elif Elmas pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë sonte në ndeshjen kundër Islandës, ku falë “dopietës” së tij, Maqedonia bëri diferencën dhe siguroi për herë të parë në histori një vend për në ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave do të synojmë Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë e kobshme doli të jetë minuta e 73-të, kur Elif Elmas u ndëshkua me të verdhë, ndërsa po i njëjti karton nuk do ti lejojë futbollistit të Napolit për të luajtur në ndeshjen e parë të balotazhit, emrin e të cilit kundërshtarë do ta mësojmë me 26 nëntor në Cyrih të Zvicrës.

Elmas nuk do të jetë futbollisti i vetëm që nuk do të mund të luaj në ndeshjen e parë, pasi për të njëjtën arsye, nuk do të mund të luaj edhe Tihomir Kostadinov. Ky i fundit me kartonë të verdhë sonte kundër Islandës u ndëshkua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply