Ish sulmuesi i FC Shkupit i shënon dhe fundos kampionët e Beshiktashit!

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Serxhinjo, i cili verën e vitit 2020 nga skuadra e Çairit iu transferua në Turqi te skuadra e Giresunspor, të shtunën me skuadrën e tij kanë bërë surprizën më të madhe të javës së 14-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Beshiktashi shihej si favorit absolut para fillimit të këtij takimi, në fund “Shqiponjat e Zeza” pësuan debakël, duke u mundur me shifrat 4:0.

Pikërisht ish sulmuesi i FC Shkupit, Serxhinjo, ishte një ndër autorët e golave në këtë përballje të zhvilluar në “Vodafone Arena”, aty ku përveç brazilianit në listën e golashënuesve për Giresunspor, u regjistruan edhe Diabate (22’), Balde (55’) dhe Çampnes (90’).

Për Serxhinjon, goli ndaj Beshiktashit, ishte i dyti këtë edicion në Superligën turke, pas atij ndaj Gaziantep në kuadër të javës së 10-të.

Me këtë fitore, Giresunspor ngjitet në kuotën e 16-të pikëve, me ç’rast aktualisht renditet në pozitën e 13-të, ndërkohë Beshiktashi me 20 pikë të tubuara mban pozitën e 10-të në renditje, aty ku për momentin me një ndeshje më pak po kryeson Trabzonspori që ka tubuar 33 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply