Enis Zabërgja përforcimi i parë i Shkëndijës

Enis Zabërgja është përforcimi i parë i Shkëndijës nga Hajvalia, skuadër kjo që aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Hajvalia stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën tretë me 34 pikë, 4 më pak se skuadra kryesuese e Rilindja 1974. Pikërisht kjo ka shtuar ambiciet e drejtuesve të këtij klubi që shpresojnë se me një merkato të mirëfilltë në fund të përmbushin objektivin e tyre, ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndryshe Zabërgja ka një eksperiencë bukur të mirë edhe në Superligën e Kosovës, aty ku numëron rreth 50 ndeshje të zhvilluara dhe 11 gola të shënuar.

Ai së fundmi ishte pjesë e KF Trepça nga Mitrovica, që aktualisht garon në Ligën e Parë – Grupi A, e ku stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me 5 pikë ngecje ndaj rivalit lokal, Trepça ’89. (infOSport.mk)

Leave a Reply