Federata Shqiptare e futbollit të Shqipërisë dhe RTSH Sport kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2021, ndërkohë që është dhënë edhe “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë.
Këtë çmim e ka fituar Dejvi Bregu, sulmuesi që doli kampion me Teutën dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës shqipytare me 16 gola të shënuar.
Vlonjati është edhe pjesë e formacionit më të mirë, aty ku bëjnë pjesë edhe 4 futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Fjala është për Jasir Asanin dhe Agim Ibraimin, që së bashku me Bregun përbëjnë treshen sulmuese, si dhe dyshen mbrojtëse, Egzon Belica dhe Mevlan Adili.
Në portë Visar Bekaj ishte thjeshtë pa rival, ndërsa në mbrojtje përveç dyshes Belica-Adili, u përzgjodhën edhe Gurishta dhe Ismajlgeci.
Mesfusha më e mirë në Superligën shqiptare për vitin 2021 përbëhej nga treshja Alban Aleksi, Julian Shehu dhe Regi Lushkja, i cili vazhdon të shkëlqejë me Laçin edhe këtë edicion.
Ndërkohë sa i përket çmimit për trajnerin më të mirë të vitit, ai i takoi Thomas Brdariç, fitues i Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, para Edi Martinit, që vjet fitoi titullin dhe Superkupën me Teutën.
Formacioni i vitit në Superligën shqiptare: |
Visar Bekaj, Erdenis Gurishta, Egzon Belica, Mevlan Adili, Marsel Ismajlgeci, Julian Shehu, Albano Aleksi, Regi Lushkja, Jasir Asani, Dejvi Bregu, Agim Ibraimi. |
Trajner: Thomas Brdariç |