Simeone, Grizman dhe 3 të tjerë te Atl.Madridi të infektuar me koronavirus

Atletiko Madridi ka njoftuar se 5 anëtarë të saj kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid 19, pas një kontrolli të bërë sipas protokolleve të La Liga-s.

Kësisoj të infektuar me koronavirus tek “jorganxhinjët” rezultuan trajneri Diego Simeone dhe futbollistët Antuan Grizman, Koke, Zhoao Feliks dhe Ektor Erera.

Që të gjithë këto nuk kanë simptome dhe aktualisht ndodhen në karantinë në shtëpitë e tyre.

Ndeshjen e parë në vitin 2022 Atletiko Madridi do ta zhvillojë me 2 janar kundër Rajo Valjekanos së Ivan Balliu  dhe Stole Dimitrievskit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të.

Leave a Reply