Sulmuesi maqedonas “divorcohet” me kampionët e Shqipërisë, ja cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës!

Pepi Georgiev edhe përfundimisht është larguar nga skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta, njofton “infOSport.mk”. 27-vjeçari me origjinë nga Gjevgjelia te Teuta erdhi me shumë bujë, mirëpo i njëjti nuk arriti që të bind drejtuesit e skuadrës durrsake, të cilët me siguri se prisnin më shumë gola nga ish sulmuesi i Sileksit.

Georgiev pikërisht nga rradhët e skuadrës nga Kratova iu bashkua Teutës verën e këtij viti. Ai me skuadrën nga Durrësi u paraqit në gjithsej 25 ndeshje, 15 prej të cilëve në Superligën shqiptare, aty ku gjeti edhe 4 gola, ndërkohë 1 gol tjetër kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku kishte zhvilluar 3 ndeshje. 4 ndeshje bëri edhe në eliminatoret e UEFA Europa Conference League, 2 në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjithashtu luajti edhe në finalen e SuperKupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë së Shkodrës, në të cilën ndeshje Teuta kishte shënuar fitore të pastërt 3:0.

Ndërkohë zhvillime të reja priten në vazhdim, sa i përket të ardhmes së sulmuesit maqedonas, i cili lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra shqiptare e Malit të Zi, KF Deçiç nga Tuzi.

Kujtojmë edhe kjo skuadër edicionin e kaluar për herë të parë në historikun e saj bëri gara në arenën ndërkombëtare, ndërsa një gjë të tillë dëshirojnë të përsërisin edhe këtë vit, duke angazhuar në rradhët e tyre një sulmues të spikatur si Pepi Georgiev, i cili në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut numëron 49 ndeshje, 22 gola dhe 11 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply