Shkupi arrin akord me Arisin, Ali Adem vazhdon të mbetet në Çair

Ali Adem do të vazhdojë mbetet te FC Shkupi edhe në gjysmësezonin pranveror. Burimet e televizionit Shenja mësojnë se drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë arritur akord me ekipin grek, Aris që posedon kartonin e Ali Ademit, me futbollistin shkupjan që të vazhdojë të mbetet edhe për 6 muajt e radhës te FC Shkupi në formë huazimi.

Ali Adem te bardhblutë erdhi në janar të vitit 2021 i huazuar nga Arisi. Ai me Shkupin si sezonin e kaluar, po ashtu edhe këtë sezon ka pasur paraqitje të mira, duke ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat.

Leave a Reply