Tetovari Valon Et’hemi në formacionin më të mirë të gjysmësezonit në Ligën e parë turke

Valon Et’hemi falë paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë edicion me fanellën e Istanbulspor në Ligën e Parë turke, ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të gjysmësezonit, njofton “infOSport.mk”.

Et’hemi, është emri i vetëm nga ekipi i tij Istanbulspor që bënë pjesë në këtë formacion, duke mbuluar krahun e djathtë të mesfushës.

Valon Et’hemi gjatë sezonit aktual me Istanbulspor ka zhvilluar 17 ndeshje nga gjithsej 18, duke regjistruar edhe 3 gola dhe 7 asistime. Shifra këto mbresëlënëse për futbollistin nga Pallatica e Tetovës, duke pasur parasysh se po zhvillon vetëm sezonin e parë në futbollin turk, aty ku u transferua nga rradhët e skuadrës shqiptare të Kukësit.

Kujtojmë Valon Et’hemi vitin që lamë pas morri edhe ftesën e pritshme nga ana e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply