Shevçenko gati të marrë drejtimin e kombëtares së Polonisë!

Sulmuesi legjendar i Milanit, Andrij Shevçenko është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Kombëtaren e Polonisë. Për herë të fundit ai udhëhoqi skuadrën italiane të Xhenoas, mirëpo  për shkak të rezultateve të dobëta u shkarkua vetëm pas dy muajsh.

Sipas të përditshmes polake “vZbirna”, Shevçenko dhe Federata e Futbollit të Polonisë kanë precizuar të gjitha detajet. Ukrainasi do të marrë në pagë vjetore prej 2.5 milion euro. Tashmë mbetet që Shevçenko të zgjidh çështjen e kontratës së tij me Xhenoan, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2024.

Me shumë gjasa të njëjtën do e prish, ndërsa pritet që i njëjti edhe  zyrtarisht të shpallet si trajner i Polonisë me 31 janar.

Polonia, që ishte në grup të njëjtë me kombëtaren e Shqipërisë, nuk arriti që të siguroj një vend direkt për në Botërorin e Katarit, ashtu që një gjë të tillë do të kërkojë të bëjë përmes ndeshjes së balotazhit kundër Rusisë, ndeshje kjo që në program është ka fundi i muajit mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply