Struga Trim Lum akomodohet në Durrës, gati për ndeshjen me Ferizajin

Struga Trim Lum pasditën e djeshme është akomoduar në Durrës të Shqipërisë, aty ku kjo skuadër do të qëndrojnë deri me datë 31  janar, njofton “infOSport.mk”.

Kështu vendosën drejtuesit e klubit strugan, me të vetmin qëllim që futbollistëve të ju ofrojnë kushte më të mira për punë.

Ata do të jenë nën vëzhgimin e trajnerit Srgjan Zaharievski dhe stafit të tij, të cilët sot do kenë mundësinë të shohin futbollistët e tyre edhe në element, pasi Struga Trim Lum me fillim në ora 15:00 do të përballet me ekipin kosovar të Ferizajit.

Vetëm dy ditë më vonë (26 janar) Struga Trim Lum do të përballet me ekipin bullgar të Fc Botev Vratsa, ndërsa me 28 janar kundërshtarë i ekipit strugan do të jetë Besa e Dobërdollit, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi.

Ndeshjen e fundit në tokën shqiptare me 30 janar, Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër skuadrës kosovare të Drenasit, ndërsa vetëm një ditë më pas ata do të rikthehen në Strugë, ku edhe do të zhvillojnë fazën e fundit të përgatitjeve në prag të startit të pjesës së dytë të sezonit 2021/2022.

Kujtojmë stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 12 janar, ndërsa një javë më herët Struga Trim Lum përballë Ohrid Lihnidos do të zhvillojë provën gjenerale. (infOSport.mk)

Ndeshjet kontrolluese të Struga Trim Lum:
Struga Trim Lum 24.01 Ferizaji (Kosovë)
Struga Trim Lum 26.01 Fc Botev Vratsa (Bullgari)
Struga Trim Lum 28.01 KF Besa Dobërdoll
Struga Trim Lum 30.01 Drenasi (Kosovë)
Struga Trim Lum 05.02 Ohrid Lihnidos

Leave a Reply