Tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armando Duka! 10 persona shoqërohen nga policia shqiptare (VIDEO)

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës.

Burime për ABC bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 22:00, derisa nuk bëhen të ditura rrethanat.

Nga pamjet  shihet se tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Sakaq, shiriti i policisë ishte edhe mëngjesin e sotëm aty.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Pas kësaj ngjarje të shëmtuar nga ana e policisë shqiptare janë shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe të dyshuar për ngjarjen.

Leave a Reply