PSZh i ofron Barcelonës 3 lojtarë në këmbim të Usmane Dembele!

Paris Sen Zhermen i ka ofruar plotë tre lojtarë Barcelonës për t’i marrë shërbimet e Osmane Dembeles, raporton Le Parisien. Emrat që janë ofruar nga PSZh, janë Mauro Ikardi, Anhel di Maria dhe Juan Bernat.

Por, skuadra franceze megjithatë nuk po ia del ta marrë Dembelen në këtë afat kalimtarë të janarit, edhe pse kontrata e Dembeles me skuadrën “katalunase” skadon në qershor.

Për shërbimet e Dembele, gjithashtu interesohet edhe Mançester Junajtedi, një tjetër skuadër gjigande, që mund të përfitojë nga rasti, edhe pse oferta e parisienëve është shumë më e mirë.

Kujtojmë, sot (e hënë) mbyllet afati kalimtar i transferimeve ai në Angli, ashtu edhe në Francë, ashtu që PSZh do të tentojë në çdo formë që t’i kthejë gjërat në favorin e saj.

Leave a Reply