Skenderi: Besoj në 3 pikët e plota ndaj Bregallnicës

Struga Trim Lum dhe Bregallnica të dielën do të përballen njëra me tjetrën në Strugë në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto skuadra pësuan disfata në ndeshjet e para, edhe atë nga ady skuadrat tetovare, Shkëndija, gjegjësisht Renova.

Bazuar në këto rezultate të javës së parë, Struga Trim Lum dhe Bregallnica nuk duhet të bëjnë edhe një tjetër hap fals, ashtu që besohet se të dyja skuadrat do të japin maksimumin për të arritur deri tek fitorja.

Një gjë të tillë thotë edhe Emir Skenderi, sulmuesi i Struga Trim Lum.

“Bregallnica është një skuadër shumë e mirë, me kualitet të mirë, por ne i dimë kualitetet tona dhe me doemos shkojmë për fitore. Do jenë 3 pikë shumë të vlefshme për ne, nëse ja arrijmë qëllimit, pasi në këtë mënyrë neve do ishim para tyre dhe në këtë mënyrë do iu hakmerreshim për atë disfatë në Shtip” – është shprehur Emir Skenderi për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Bregallnicës zhvillohet të dielën në qytetin e bukur të Strugës me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply