Armando Broja, një përbindësh golash! Shihni super golin e shqiptarit ndaj Uest Hamit (VIDEO)

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në futbollin anglez, teksa sonte shënoi edhe në ndeshjen e FA Kupës, kundër Uest Hamit, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse sulmuesi shqiptarë në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, i njëjti i’a doli të bëhet protagonist i fitores së Sauthempton, duke përfituar një penalti dhe më pas duke shënuar golin e vulosjes së fitores së madhe të skuadrës së tij.

Armando Broja fitoi një penalti në minutën e 65-të, pasi pësoi një ndërhyrje brenda zonës kundërshtare. Arbitri vetëm pas konsultimit me dhomën VAR, vendosi të akordonte penalti, të cilën në gol e shndërroi Uard-Prous, që në ato momente kaloi në epërsi Sauthemptonin me rezultatin 2:1.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i spektaklit të dhuruar nga Broja, i cili në minutën e 95-të shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar Sauthemptonin për në ndeshjet çerekfinale të FA Kupës angleze. (infOSport.mk)

Leave a Reply