Berat Gjimshiti rinovon edhe për 4 vite me Atalantën

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Atalantës.

Palët kanë gjetur marëveshjen mes tyre, me Gjimshitin që do të mbajë veshur fanellën e skuadrës nga Bergamo edhe për 4 vitet e ardhshme, me klubin italian që ka “blinduar” mbrojtjen, teksa nuk bëhet e ditur se sa do jetë paga e lojtarit pas këtij rinovimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam vazhduar kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem shumë momente të tjera të suksesshme me këtë klub”, janë fjalët e para të Gjimshitit pas rinovimit të kontratës me skuadrën “zikaltër” që viteve të fundit po bënë shumë mirë dhe vazhdimisht është pjesë edhe e garave europiane.

Aktualisht, pas 30 xhirove, Atalanta ndodhet në pozitën e 6-të me 51 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply