Bellerin: Pse flisni vetëm për luftën në Ukrainë? Ku mbeti Palestina?

Ish futbollisti i Arsenalit, që aktualisht mbron ngjyrat e Betis në Spanjë, Hektor Belerin, është shprehur i irrituar me çështjen e luftës në Ukrainë.

Në një intervistë në kanalin e Youtube “La Media Inglesa”, ai u shpreh kundër rrymës në lidhje me këtë situatë.

“Kjo luftë na intereson më shumë se të tjerat dhe kjo nuk më duket e drejtë. Ndoshta ngaqë janë popuj më të ngjashëm me ne apo se janë afër nesh, ose se konflikti mund të na ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt por kjo nuk është një gjë e mirë që ne po bëjme. Po pse nuk flasim për luftën në Palestinë, për situatën në Jemen apo irak? Unë për vete e kam të vështirë t;i kushtoj rëndësi kësaj gjëje, unë jam me gjithë globin dhe jo vetëm me një shtet, të gjithë vendet në luftë kanë nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm Ukraina”, – u shpreh i irrituar dhe i vendosur Hektor Bellerin.

Leave a Reply