Kroati Brozoviç rinovon kontratën me Interin!

Ka përfunduar më në fund telenovela e rinovimit të kontratës së kroatit Marselo Brozoviç me Interin.

Kroati është një lojtar i pazëvendësueshëm për klubin italian dhe ata kanë bërë çdo përpjkekje të mundshme për ta mbajtur në ekip mesfushorin kroat.
Oferta të shumta kanë ardhur në adresë të Brozoviç, përfshirë këtu edhe dy klubet gjigande, Liverpull e Bajern Munih, por ai ka vendosur të mbetet “zikaltër” deri me 30 qershor të vitit 2026.

Brozoviç te Interi erdhi janarin e vitit 2015-të, teksa deri tani ka bërë 279 paraqitje, 26 gola dhe 35 asistime.

Leave a Reply