Vojvoda në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda është zgjedhur në formacionin e javës në Serie A.

Vojvoda kishte një paraqitje brilante në fitoren e Torinos në transfertë ndaj Salernitanas (0:1).

Kosovari, pavarësisht se nuk shënoi dhe asistoi, ishte më i dalluari te skuadra e Torinos, duke u notuar me koeficientin 8.2 nga “whoscored”.

Ai ishte i ftuar edhe nga Alen Zhires te përfaqësuesja e Kosovës, për miqësoret e marsit, në të cilat kishte paraqitje mjaft të mira.

Kujtojmë, Kosova në Prishtinë mundi Burkina Fason me shifrat 5:0, derisa në Cyrih barazoi 1:1 me Zvicrën. (infOSport.mk)

Leave a Reply