Abramoviç arrin akordin për blerjen e klubit nga Superliga turke

Çelzi tashmë do të jetë e kaluara, ndërsa e ardhmja do të jetë futbolli turk për miliarderin rus, Roman Abramoviç.

Pasi Qeveria angleze i sekuestroi Çelzin që e ndërtoi dhe e ngjiti në majë për afro 20 vitesh, tani manjati rus ka vendosur të zhvendoset në kampionatin turk.

Raportimet e fundit nga mediat e këtij vendi e bëjnë të kryer akordin për blerjen e Goztepe nga Abramoviç për të cilin janë dhënë dhe leje të posaçme nga autoritetet.

Siç shkruajnë mediat turke, presidenti Mehmet Sepil ka dhënë dorëheqjen duke u larguar pas 8 vitesh por u ka thënë miqve të tij se do ta lërë klubin në duar të sigurta.

Ka një arsye përse Abramoviç ka zgjedhur Goztepe, ekipin e superligës që ndodhet në qytetin turistik turk. Manjati rus ka miqësi me presidentin në largim Sepil me të cilin bashkëpunojnë në sektorin energjitik dhe tregtar prej vitesh së bashku ku dhe lindi më pas ideja që ai të blejë ekipin e Superligës turke.

Leave a Reply