Merret vendimi për ndeshjen që Bajerni e luajti me 12 lojtarë në fushë

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka vendosur në favor të Bajernit të Munihut lidhur me ndeshjen ndaj Freiburgut, e vlefshme për javën e 28-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje, skuadra kampione në fuqi e Gjermanisë për afro 20 sekonda kishte luajtur me një futbollist më shumë, ndërsa kjo bëri që skuadra kundërshtare e Frajburgut të parashtrojë ankesë në Federatë, e cila megjithatë nuk është marrë për bazë dhe ndaj klubit të Bajernit nuk është shqiptuar asnjë dënim.

Sipas vendimit të Gjykatës Sportive të DFB-së, faji nuk i takonte Bajernit për këtë gabim, por gjyqtarëve të ndeshjes.

Sipas kësaj Gjykate, gjyqtari i katër duhej të kishte pritur derisa lojtarët e zëvendësuar të largohen nga fusha e lojës, para se të lejonte hyrjen e zëvendësuesve të tyre.

“Bavarezët” kishin shënuar fitore në këtë ndeshje me rezultatin 1:4, fitore dhe rezultat i cili është regjistruar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë.

Leave a Reply