Ozil drejt rikthimit në futbollin anglez, nuk përjashtohet edhe MLS liga amerikane!

Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij.

“AS” ka raportuar këtë të premte se Fenerbahçe ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me mesfushorin turko-gjerman.

Kësisoj, Ozil mund të kalojë si futbollistë i lirë te ndonjë skuadër tjetër.

Hull City, klubi anglez që ka një pronar turk, është përmendur si një destinacion i mundshëm për ish-futbollistin e Real Madridit dhe Arsenalit.

Për 33-vjeçarin nuk përjashtohet as kalimi te skuadra nga MLS, Inter Miami.

Ozil thuhet se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimi me klubin e Dejvid Bekamit duket i mundur.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply