Vashat e Suedisë fitojnë 15:0, nuk mungojnë as golat e Kosovare Asllanit

Ekipi i femrave të Suedisë ka arritur një rezultat historik duke mposhtur Gjeorgjinë vendase me rezultatin e thellë, 0:15.

Protagoniste në këtë sfidë ishte edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, arriti që të shënojë 2 gola.

Golin e parë personal, Asllani e realizoi në minutën e 76-të, kur shënoi për 0:13, ndërsa vetëm 5 minuta më pas realizoi edhe golin e dytë personal dhe të 14-tin për Suedinë.

Ndryshe më e dalluara në këtë ndeshje te kombëtarja suedeze doli të jetë Angeldal, që realizoi “hat-trik”, nga dy gola realizuan edhe Blackstenius dhe Hurtig, ndërsa nga një gol tjetër realizuan edhe Rolfo, Sembrant, Ilestedt, Anderson, Blomkvist dhe  Schough.

Vashet suedeze vijojnë të udhëheqin grupin A me 18 pikë të plota dhe me vetëm 1 gol të pësuar në 6 ndeshje të zhvilluara, ku kanë shënuar plotë 26. (infOSport.mk)

Leave a Reply