Çelzi shitet për 2.5 miliardë sterlina, Abramoviç nuk do të përfitojë asgjë!

Çelzi, është në orët e fundit të presidencës Abramoviç. Londinezët do të nisin një epokë të re, me një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin.

Bëhet fjalë për një investim marramendës, 2.5 miliardë sterlina për blerjen e plotë (të gjitha aksionet). Presidenti Rus, Roman Abramoviç nuk do të përfitojë asgjë, pasi shuma do të depozitohet në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më pas do të dhurohet (100%) për bamirësi dhe diçka e tillë është pranuar nga vetë presidenti aktual i londinezëve.

Gjithsesi, për momentin, palët janë në pritje të miratimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB.

Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të investojnë 1.75 miliardë sterlina të mëtejshme në arkat e klubit.

Kjo përfshin investime në “Stemford Brixh”, akademi, ekipin e femrave dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin “Çelzi”.

Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme, ndërsa Abramoviç ka gati “valixhet” dhe Çelzi është gati për të hapur një faqe të re në historinë e saj.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply