Voska Sport-Besa, derbi shqiptarë që mund të vendos fatin për pozitën e dytë në Perëndim

Dy xhiro pa u mbyllur sezoni i rregullt në Ligën e Dytë – Perëndim, është ekipi i Sileksit i vetmi që ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Parë, ndërsa për vendin e dytë do të diskutojnë  Voska Sport dhe Vardari, njofton “infOSport.mk”.

Voska Sport në terren vendas do të mirëpret Besën e Dobdërdollit, ndërkohë Vardari do të ketë një detyrë të vështirë kundër Sileksit.

“Kuqezinjtë” nga Shkupi ende ëndërrojnë balotazhin, mirëpo për të arritur një gjë të tillë, ata shpresojnë një hap fals të Voska Sport, që në Ohër do të mirëpret Besën e Xhengis Rexhepit, që në stinorin pranveror ka regjistruar rezultate shumë pozitive, që i siguruan kësaj skuadre mbijetesën.

Korabi ka një detyrë të vështirë për të mbijetuar në Ligën e Dytë, pasi sot do të ketë një detyrë të vështirë kundër Teteksit në Tetovë, që më pas në xhiron e fundit në Dibër të mirëpret Vardarin. Ohrid Lihnidos që aktualisht ka dy pikë më shumë se Korabi do të ketë një transfertë të vështirë përballë Gostivarit, ndërsa në Shkup do të takohen Kadino dhe Veleshta, dy skuadra që vitin tjetër do të garojnë një rang garash më poshtë. (infOSport.mk)

Leave a Reply