Sezoni 2021/2022 në Premierligë, Çelzi vjen me një rekord unik!

Çelzi ka shkruar emrin në historinë e Premierligës angleze me një statistikë shumë të veçantë të regjistruar këtë sezon futbollistik.

Londinezët janë ekipi i parë që përgjatë gjithë sezonit në Premierligë nuk ka qenë asnjëherë në disavantazh në pjesët e para përballë kundërshtarëve të tyre.

Ashtu ndodhi edhe sot në xhiron e fundit kundër skuadrës së Uatford, ndaj së cilës në pushim shkuan me epërsinë minimale 1:0, falë golit të gjermanit, Havertz.

Ndryshe ndeshja u mbyll me fitoren 2:1 të Çelzit, skuadër kjo që në fund e mbylli sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. (infOSport.mk)

Leave a Reply