Mançester Junajtedi vjen me një antirekord pas 32 vitesh

Mançester Junajtedi sezonin 2021/2022 në Premierligë e mbylli në pozitën e 6-të, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në Liga Europa. “Djajtë e Kuq” grumbulluan 58 pikë, me një gol-averazh 57:57.

Kjo është arritja më e dobët e kësaj skuadre në 32 vitet e fundit, kur janë në pyetje golat e pranuar.

Gjatë sezonit 1989/1990 Junajtedi e kishte mbyllur me gol-averazhin 46:47.

Gjatë sezonit të kaluar “Djajtë e Kuq” kishin shënuar 73 gola, derisa kishin pranuar 44, duke u ndaluar në fund në pozitën e dytë.

Nën drejtimin e Ralf Rangnik, skuadra nga “Olld Traford” në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar vetëm dy fitore.

Seria negative kishte filluar që nga 15 marsi. Që nga atëherë “Djajtë e Kuq” kishin regjistruar 6 disfata, (5 në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve) si dhe dy barazime në kampionat.

Fitoret e vetme i realizuan ndaj Noruiçit (3:2) dhe Brentfordit (3:0).

Leave a Reply