Shpresat e Maqedonisë mundin Armeninë, shënon edhe Sefer Emini  

Shpresat e Maqedonisë kanë mundur Armeninë me shifrat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europipanit të vitit 2023, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e fundit si vendas për ekipin e Kanatllarovskit në kuadër të grupit “H” eliminator, të cilin do e mbyllim me ndeshjen në transfertë, më saktësisht në Stamboll kundër Ukrainës.

Ndeshja e sotme e zhvilluar në terrenet pranë FFM-së nuk nisi mirë për shpresat e vendit, pasi armenët avansuan me golin e Simonaj vetëm pas 9 minutave lojë.

Ps këtij goli Maqedonia U21 luajti shumë më mirë, ndërsa si rezultat në minutën e 22-të Metodi Maksimov i Rabotniçkit solli simetri në rezultat.

Kësisoj pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta (1:1), teksa në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Kanatllarovskit luajtën shumë më mirë, duke tunur rrjetën e armenëve edhe në dy raste tjera.

Mario Ilievski në minutën e 85-të për herë të parë solli në epërsi Maqedoninë në këtë ndeshje, ndërkohë në minutën e 7-të shtesë, Sefer Emini përmes golit të shënuar nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtarë, Maqedonia 3, Armenia 1.

Pas 9 xhirove të zhvilluara në grupin “H”, Maqedonia renditet e

5-ta me 9 pikë të tubuara, ndërsa në dy vendet e para ndodhen Franca dhe Ukraina me 22 pikë, gjegjësisht 16 pikë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply