Ferhan Hasani e nis me gol sezonin e ri te Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija ka barazuar 1:1 ndaj hungarezëve të Ferencvarosh, në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në Slloveni, aty ku “kuqezinjtë” janë zhvendosur tashmë disa ditë për të vijuar me fazën kryesore të prgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane, por edhe sezonit të ri në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në këtë ndeshje u udhëhoq sërish nga Artim Shaqiri, që njëkohësisht luan edhe rolin e Drejtorit Sportiv, ndërsa i njëjti preferoi që ndeshjen ta nis me këtë formacion: Zahov, Murati, Bejtullai, Cake, Manevski, Dita, F. Ramadani, Elezi, Shala, Doriev, Guri.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ashtu që duheshe në lojë të inkuadrohet Ferhan Hasani, që Shkëndija të shënojë në rrjetën e Ferencvarosh.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 61-të, kur numri 10-të i Shkëndijës në ato momente barazoi shifrat në 1:1. Gjithçka nisi nga mesfusha e ku gjihë vëmendjen me depërtimin e tij morri Lupçe Doriev, që nga e majta harkoi brenda zonës deri te Sidrit Guri, i cili pasi nuk kishte mundësinë për të goditur, pasoi për Ferhan Hasanin, i cili me të djathtën e tij shënoi një super gol.

Ferhan Hasani – BUBA me këtë gol na rikujtoi në ditët e tij më të mira, ndërsa ky gol mund të jetë një paralajmërim për një sezon të mbarë të kapitenit legjendar të Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply