Barcelona shkruan historinë në hendboll, fiton sërish Ligën e Kampionëve

Barcelona ka shkruar histori duke u bërë ekipi i parë që fiton dy tituj rresht në kuadër të Ligës së Kampionëve në Këlln.

Në finalen e së dielës, Barcelona e mposhti Kielcen e Polonisë, edhe atë vetëm pas penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 28:28, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 32:32.

Gonzalo Perez de Vargas ishte vendimtar. Ai ndali gjuajtjen e Aleks Dushebaev.

Tre lojtarë të Kielces realizuan penalltitë. Ndërkohë te Barça u realizuan të gjitha pesë penalltitë. Për Barcelonën është titulli i 11-të, që është rekord i ri.

Po me penallti, Kieli fitoi finalen e vogël për vendin e tretë ndaj Veszpremit.

I gjithë “Final 4” i Championsit i zhvilluar në Këlln të Gjermanisë ishte spektakël i jashtëzonshëm, që në fund u përmbyll me një finale të veçantë.

Leave a Reply