Zyrtare, caktohet data për rimeçin Usyk-Xhoshua

Tashmë edhe zyrtarisht është mësuar data e zhvillilmit të rimeçit mes Oleksandr Usyk dhe Entoni Xhoshuas.

Dy boksierët do të përballen për herë të dytë mes vete më 20 gusht të këtij viti.

Xhoshua do të synojë rikthimin e titujve botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO, të cilat i kishte humbur pasi ishte mposhtur nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar.

Ndryshe, rimeçi mes boksierit nga Ukraina dhe atij nga Britania e Madhe do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Leave a Reply